I dënuar me burg në Itali, kapet në Barcelonë trafikanti shqiptar i kokainës

Një 36-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim për më shumë se një vit u arrestua teksa po fshihej në Barcelonë të Spanjës.
Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti nga prokuroria e Peruxhias në Itali dhe drejtësia e kishte dënuar me burgim. Shqiptari duhet të vuajë 3 vjet e 9 muaj burg për trafik kokaine dhe zhvatje.
I kërkuar që nga janari i vitit 2024 dhe në arrati për më shumë se një vit, u gjurmua dhe u arrestua në Katalonjë.
“Masa rrjedh nga një dënim i formës së prerë prej 6 vitesh e 8 muajsh, i dhënë në maj 2022, për krime që datojnë që nga shtatori 2014. Në Francavilla al Mare, 36-vjeçari i kishte shitur 150 gramë kokainë një italiani tjetër. Pasi droga nuk ishte paguar, ai e kërcënoi viktimën me fraza kërcënuese, duke përfshirë “Do të të pres veshët”, duke e detyruar atë të jepte 2,000 euro”, informon media italiane.
Pasi përfundoi gjyqi, ai i shpëtoi dënimit dhe u zhduk. Përpjekjet e kërkimit, të koordinuara nga Zyra e Prokurorit të Perugias përmes Zyrës së saj SDI dhe të zhvilluara në bashkëpunim me Shërbimin Qendror të Bashkëpunimit të Policisë Kriminale në Romë, lejuan rindërtimin e lëvizjeve të tij jashtë vendit.
Pistat fillestare kishin çuar në Frankfurt mbi Main, në Gjermani. I kërkuari më pas u zhvendos në Spanjë, duke u vendosur fillimisht në Lloret de Mar dhe më pas në Arenys de Mar.
Por së fundmi, më 26 shkurt, skuadrat policore të kërkimit “Mossos d’Esquadra” e lokalizuan dhe ndërhynë duke ekzekutuar urdhrin evropian të arrestit, informohet më tej.
36-vjeçari aktualisht po mbahet në Spanjë, në pritje të ekstradimit në Itali, ku do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit të tij.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128