E RËNDË në Tiranë/ Gjendet i vdekur në banesë 71-vjeçari, dyshohet se...

16 Nëntor 2024, 13:34 / AKTUALITET ALFA PRESS

E RËNDË në Tiranë/ Gjendet i vdekur në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një 71-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në kryeqytet, në rrugën “Njazi Meka”, ku viktima u gjet i pajete nga familjarët. Sipas dëshmisë së familjarëve, trupi i 71-vjeçarit nuk kishte shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Më datë 16.11.2024, rreth orës 11:00, në rrugën “Njazi Meka”, është gjetur në banesën e tij, nga familjarët, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi R. P., 71 vjeç, banues në Tiranë, i cili paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

 

Po ndodh...