Dyshohet se është aksidentuar nga një makinë, gjendet i vdekur 60-vjeçari në Dibër

15 Nëntor 2024, 18:01 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dyshohet se është aksidentuar nga një makinë, gjendet i
Një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”, në Dibër.

Dyshohet se ky 60-vjeçari është aksidentuar nga një automjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Rreth orës 17:00, në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”, është gjetur pa shenja jete, shtetasi F.L., rreth 60 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas është aksidentuar nga një automjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Po ndodh...