Dumani: Dosjet e SPAK janë të gjitha të rëndësishme, fokusi tek hetimi shterues dhe prova

Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, ka folur gjerësisht për standardin e punës së Prokurorisë në një intervistë ekskluzive për emisionin “Trialog” në RTSH. Ai theksoi se për SPAK, të gjitha dosjet e ndjekura janë të një rëndësie të lartë, e cila përcaktohet nga juridiksioni i institucionit.
Dumani sqaroi se SPAK ndjek subjekte të profilit të lartë të përfshirë në korrupsion, krimin e organizuar dhe terrorizmin.
“Meraku im ka qenë të kemi një hetim shterues dhe objektiv. Të sigurohen provat e mjaftueshme për të marrë vendim fajësie në gjykatë, si dhe respektimi i të drejtave të pandehurve në proces, por dhe të viktimave,” deklaroi Dumani.
Ai shprehu besimin se SPAK ka arritur të bëjë hetime të plota, të bazuara vetëm në prova dhe ligj. Sipas tij, një prokuror ngre akuzë dhe i drejtohet gjykatës vetëm kur vlerëson se provat janë të mjaftueshme për të marrë një vendim fajësie.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


