Drejtonte automjetin nën efektin e drogës, arrestohet 25-vjeçari në Shkodër

13 Shkurt 2026, 08:26 / AKTUALITET ALFA PRESS

Drejtonte automjetin nën efektin e drogës, arrestohet

Një 25 vjeçar është arrestuar nga policia, pasi u kap duke drejtuar automjetin në efektin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu gjatë kontrollit, 25-vjeçarit iu gjetën një sasi lënde e dyshuar kokainë.

Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.



Po ndodh...