Tronditëse në Britani/ Çifti gay abuzoi me foshnjën 13-muajshe deri në vdekje

21 Prill 2026, 10:02 / BOTA ALFA PRESS

Tronditëse në Britani/ Çifti gay abuzoi me foshnjën

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë gjatë gjyqit në Preston të Britanisë, ku një çift homoseksualësh akuzohen për vrasjen, abuzimin seksual dhe torturimin e një foshnje 13-muajshe. Autorët e këtij krimi makabër janë Jamie Varley, 37-vjeç, me profesion mësues, dhe partneri i tij John McGowan-Fazakerley, 32-vjeç. Çifti e kishte marrë vogëlushin Preston Davey në kujdestari në prill 2023, me qëllim adoptimin e tij.

Ndonëse fëmija u dorëzua te çifti si "plotësisht i shëndetshëm", jeta e tij u kthye në një ferr prej 120 ditësh. Ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi afro 40 lëndime në trupin e foshnjës, përfshirë 30 mavijosje të jashtme, një frakturë në krahun e majtë dhe lëndime të tmerrshme të brendshme në gojë e qafë.

Prova më rrëqethëse e prokurorisë është një video e gjetur në telefonin e mësuesit Jamie Varley. Sipas akuzës, në ditën e vdekjes, pasi kishte abuzuar seksualisht me foshnjën duke i shkaktuar plagë të rënda të brendshme, Varley e ka filmuar fëmijën teksa ai jepte shpirt. Në video, Prestoni i vogël shihet me buzë të mavijosura dhe në arrest respirator, ndërsa mësuesi nuk bën asgjë për ta ndihmuar, por thjesht vazhdon regjistrimin.

Më 27 korrik 2023, çifti e dërgoi fëmijën pa ndjenja në spital, ku mjekët nuk arritën ta shpëtonin. Autopsia konfirmoi se shkaku i vdekjes ishte asfiksia e shkaktuar nga bllokimi i qëllimshëm i rrugëve të frymëmarrjes, ndoshta me dorë, me një leckë, ose përmes futjes së objekteve në gojën e foshnjës.

Jamie Varley përballet me akuzën e vrasjes dhe 25 akuza të tjera për abuzim seksual dhe fizik, ndërsa partneri i tij akuzohet për lejimin e vdekjes dhe dështimin për të mbrojtur fëmijën, duke marrë pjesë aktive në rrethin e abuzimit. Të dy të pandehurit i kanë mohuar akuzat, ndërsa nëna biologjike e fëmijës ndjek e tmerruar procesin në sallën e gjyqit.

Po ndodh...

ide