Shefi i qarkullimit në Tiranë jep detaje nga aksidenti i rëndë ku u përfshi autobusi i Unazës

27 Shkurt 2023, 12:31 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shefi i qarkullimit në Tiranë jep detaje nga aksidenti i

Aksidenti i ndodhur mesditën e sotme tek “Ura e Tajvanit” ku autobusi i linjës së “Unazës” është përplasur me 8 automjete përfshirë një “Porsh” dhe ‘Mercedez Benz’

Taulant Gjoka, shefi i qarkullimit në Tiranë tha se nuk përjashtohet pista e shpejtësisë, në aksidentin e rëndë në Tiranë, ku autobusi i linjës së Unazës u përplas me disa makina.


“Jemi në proces duke kryer verifikimet, disa po testohen për nivelin e alkoolit, nuk përjashtohet as shpejtësia. Dëmet janë të konsiderueshme, jemi në hapat e parë të hetimit. Të gjithë do mbajnë përgjegjësi sipas ligjit.” u shpreh Gjoka.

Mësohet se tre shtetas të cilët ishin pasagjerë tek autobusi janë transportuar në spitalin e Traumës ku po marrin ndihmë mjekësore po ashtu të plagosur kanë mbetur dhe shoferët e automjetev etë përfshira.

Ndërkohë policia po verifikon nëse shoferi i autobusit ka qënë nën efektin e alkoolit.

 

 

Po ndodh...

ide