Bllokohet aksi nacional Gjirokastër-Përmet, shkak rënia e inerteve nga lartësitë

23 Dhjetor 2024, 17:53 / AKTUALITET ALFA PRESS

Bllokohet aksi nacional Gjirokastër-Përmet, shkak rënia e

Bllokohet aksi nacional Gjirokastër-Përmet. Mjetet në të dy anët e rrugës nuk mund të qarkullojnë si pasojë e rënies së inerteve nga lartësitë.

Shirat e rrëmbyeshëm dhe me intensitet të lartë, kanë izoluar në këto momente qarkullimin në këtë aks kombëtar në segmentin Ura e Leklit-Dragot.

Me dhjetra automjete që qarkullonin në të dy anët nuk kanë mundur dot të lëvizin pas prurjeve  të shumta të gurëve me përmasa të ndryshme që vinin prej lartësive.

 

Po ndodh...

ide