Baste sportive me celular, arrestohet pronari i lokalit në Kamëz

22 Nëntor 2025, 12:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

Baste sportive me celular, arrestohet pronari i lokalit në Kamëz

Policia ka arrestuar pronarin e një lokali në Kamëz pasi akzuzohet se vendoste baste sportive në biznesin e tij.

Sipas uniformave blu, gjatë kontrollit në lokalin e 46 vjeçarit SH.H, në rrugën “Skënderbeu”, në Kamëz, u gjetën dhe sekuestruan një aparat celular që përmbante faqe të përdorura për organizimin e lojërave të fatit, si dhe foto të biletave të basteve sportive.

46 vjeçari akuzohet për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

 

Po ndodh...