Alarm nga burgu Koridhalos në Athinë! I dënuar për trafik droge, 47-vjeçari shqiptar arratiset nga qelia
2 Qershor 2026, 11:09 / AKTUALITET

Një shtetas shqiptar u arratis mëngjesin e së martës nga burgu Koridhalos në Athinë.
Burime policore thanë se i arratisuri është shtetas shqiptar i datëlindjes 1978 dhe mbahej në burg nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.
Mësohet se arratisja u krye gjatë hyrjes në ambientet e burgut të një kamioni që çonte furnizimet.
Në rrethana ende të pa ditura, rojat e burgut hapën njëkohësisht të dy portat e sigurisë, moment që edhe 47-vjeçari e shfrytëzoi për tu larguar me vrap në rrugicat e zonës.
Policia ka nisur kërkimet, por dyshohet se ka pasur një plan të organizuar me persona jashtë burgut që dyshohet se e kanë ndihmuar autorin për tu arratisur.
Po ndodh...
ide
Protesta kundër një elite pa moral
Nga Sokol Neçaj
Protestat nuk prodhojnë liderë
Nga Ardi Stefa
Zombit përballë Gen Z!
Nga Arbër Hitaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
