“Fu*ck you”/ Rama shau protestuesit, deputetja socialiste e justifikon: Është akumuluar një pakënaqësi nga qytetarët që janë marrë peng nga thirrje për zhbërjen e shtetit
Kuko deklaroi se institucionet përgjegjëse për sigurinë kombëtare dhe organet e drejtësisë duhet të vlerësojnë këto zhvillime, duke theksuar se thirrjet për zhbërjen e shtetit ngrejnë pikëpyetje serioze mbi stabilitetin institucional.
“Është akumuluar një pakënaqësi e qytetarëve që janë marrë peng nga thirrje për zhbërjen e shtetit. PS dhe grupi parlamentar kanë mbajtur një qëndrim të kujdesshëm. Fakti që kemi protesta të tilla tregon që demokracia është e suksesshme. Sot, edhe me retorika më të ashpra, secili është ndjerë i lirë të protestojë. Disa nga organizatorët e protestës kanë kryer dëme në kohezionin social.
Shqetësimi i madh ka të bëjë dhe me angazhimin e disa aktorëve militarë dhe me influenca të caktuara. Edhe ish-ushtarakë ndalin dhe mbështesin thirrje për shpërbërje të shtetit, që janë shkruar të zeza mbi të bardhë, dhe më bën të dyshoj për një aleancë të rrezikshme. Institucionet që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare, besoj, duhet të ketë dhe involvim të prokurorisë. Të dalësh të thuash që do të zhbëjmë shtetin, ndërkohë që bota demokratike ka shtyllat e shtetit dhe institucionet, por çfarë ndodh me hierarkinë e policisë, ushtrisë, janë shumë pikëpyetje që duhet të përgjigjen. Ka tentativë për destabilizimin e Shqipërisë.”, tha ajo.
Po ndodh...
Kasta kundër popullit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128