Aksident në Kurbin, automjeti humb kontrollin dhe del nga rruga, drejtuesja transportohet te Spitali i Traumës në Tiranë
23 Shtator 2025, 16:02 / AKTUALITET

Rreth orës 15:00 të ditës së sotme, në rrugën “Laguna-Patok”, ka ndodhur një aksident rrugor.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasja V. P., e cila po drejtonte automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke bërë që automjeti të dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, është lënduar drejtuesja e automjetit, e cila është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

