’21 Janari’/ Ish-kreu i Gardës, Ndrea Prendi paraqitet në SPAK
23 Korrik 2024, 17:58 / AKTUALITET

Prokuroria e Posaçme ka nisur prej ditës së djeshme të marrë deklarimet e personave që kanë dijeni për “21 Janarin”, 8 ditë pasi regjistroi hetim penal për dosjen në fjalë.
Të parët që iu përgjigjën pyetjeve të organit të akuzës ishin familjarët e të ndjerit Aleks Nika, përkatësisht e veja e viktimës së "21 Janarit", Rajmonda dhe xhaxhai i tij Mark Nika.
24 orë pas dëshmive të tyre dhe apelit bërë në deklaratën për media, që SPAK të zbardhë të vërtetën e ngjarjes duke nisur nga zinxhiri komandues, në dyert e Prokurorisë së Posaçme është paraqitur ish-komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi.
Prendi ka hyrë në ambientet e SPAK rreth orës 15:30 dhe vijon të jetë në godinë, duke u pyetur për llogari të hetimit të "21 janarit".
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


