Viktima është shtetas kinez, policia jep detaje nga aksidenti i rëndë në Elbasan–Librazhd
27 Prill 2026, 17:20 / AKTUALITET

Policia ka zbardhur detaje nga aksidenti i rëndë i ndodhur këtë të hënë në aksin rrugor Librazhd–Elbasan ku humbi jetën një shtetas kinez dhe u plagosën 4 persona të tjerë.
Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50, ku një automjet i drejtuar nga shtetasi kinez T. H., 33 vjeç, është përplasur me një automjet tjetër me drejtues shtetasin V. M., 26 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi kinez T. H.
Ndërkohë, është dëmtuar edhe drejtuesi i mjetit tjetër, V. M., si dhe tre pasagjerë që ndodheshin në automjete. Të plagosurit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128