Yamal kundër Messit, FIFA konfirmon datën e ‘Finalissimas’ mes Spanjës dhe Argjentinës

FIFA ka konfirmuar se “Finalissima” midis Spanjës dhe Argjentinës do të zhvillohet më 27 mars, me Dohën e zgjedhur si qytet pritës dhe stadiumin “Lusail” si vendi i ndeshjes.
Kjo përballje e shumëpritur do të shohë kampionët evropianë të Spanjës të përballen me mbajtësit e Kupës së Amerikës, Argjentinën, në një përballje spektakolare që premton të shfaqë Lamine Yamal dhe idhullin e tij Lionel Messi.
FIFA synon t’i japë ndeshjes atmosferën e një finale të madhe, me evente të tilla si mbërritjet e ekipeve, seancat stërvitore dhe konferencat për shtyp të planifikuara në një shkallë të madhe.
Data fillimisht ishte vendosur për 28 mars, por FIFA e ka lëvizur një ditë më përpara, në të premten, 27 mars.
Ky takim varet nga kualifikimi i drejtpërdrejtë i Spanjës për Botërorin, i cili mbetet i mundshëm.
Federata Spanjolle po planifikon gjithashtu një ndeshje miqësore të dytë gjatë dritares ndërkombëtare të marsit, ndoshta në Doha ose një vend afër, për të përmbushur kërkesat e UEFA-s për numrin e ndeshjeve.
Spanja do të veshë uniformën e bardhë të jashtme, ndërsa pritet që Argjentina të luajë me të zezë.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

