Van Basten kritik: Pronësia e huaj po dëmtojnë futbollin italian, shembulli është Milani!

Legjenda e futbollit holandez Marco van Basten ka shprehur hapur shqetësimin për krizën që po kalon futbolli italian.
Në një intervistë të dhënë për gazetarin Carlo Pellegatti, gjatë prezantimit të librit “50 partite, emozioni infinite, il Milan”, ish-sulmuesi nuk i ka kursyer kritikat.
Sipas tij, një nga problemet kryesore të Serie A lidhet me pronësinë e klubeve:
“Sot ka shumë pronarë të huaj që nuk kanë lidhje me historinë e skuadrave dhe nuk interesohen për të. Kjo është për të ardhur keq. Futbolli italian duhet të rikthehet në duart e italianëve që të ngjitet sërish në majat e Europës”, u shpreh Van Basten.
Ai ndalet veçanërisht te Milani, klubi me të cilin fitoi “Topin e Artë” në vitin 1988, duke shprehur zhgënjim për situatën aktuale.
“Milani nuk është më ai i dikurshmi. Shpresoj të rikthehet shpejt, sepse sot Inter dominon në Itali dhe kjo nuk më pëlqen aspak”, theksoi ai.
Ish-ylli holandez komentoi edhe gjendjen e Italia, duke vënë në dukje mungesën e figurave të mëdha: “Italia gjithmonë ka pasur portierë, mbrojtës, mesfushorë dhe sulmues të jashtëzakonshëm. Sot është e vështirë t’i gjesh këta lojtarë dhe kjo është e çuditshme. Dikur Italia dominonte botën, tani jo më”.
Në fund, Van Basten foli edhe për preferencat e tij në arenën ndërkombëtare: përveç Holandës, ai pranon se do të mbështesë edhe Brazilin e mikut të tij Carlo Ancelottin në kompeticionet e ardhshme.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128