Urimi i Salah për Krishtlindje trazon myslimanët

Mohamed Salah ka shkaktuar sërish polemika pas publikimit të një fotoje familjare për Krishtlindje, ku shfaqet me gruan dhe vajzat pranë pemës festive, duke uruar: “Gëzuar Krishtlindjet”.
Postimi mori mbi 500,000 pëlqime dhe 50,000 komente brenda pak minutash, por u pasua nga kritika nga disa myslimanë që e akuzuan për shkelje të parimeve fetare.
“Kush të detyron ta bësh këtë?”, “Fshije këtë, Mo!” dhe “Posto diçka për Palestinën” ishin disa nga komentet negative.
Salah, i cili e ka bërë këtë urim për herë të tretë, ka sqaruar më parë se si besimtar mysliman nuk gjen asgjë të gabuar në respektimin e festave të ndjekësve të tij të krishterë.
Nga ana tjetër, shumë e kanë vlerësuar gjestin si një shembull pozitiv të respektit dhe bashkëjetesës ndërfetare.
Po ndodh...
ide
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

