Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes! Hetime dhe për zjarrvënie të qëllimshme

Qyteti i Vlorës dhe rrethinat e tij vijojnë që të vuajnë pasojat e ndotjes që vjen nga djegia e pakontrolluar e mbetjeve, teksa përsëri sot aty shpërthyen flakët dhe u panë shtëllunga të mëdha tymi.
Pasditen e së enjtes (sot, 26 dhjetor), vendgrumbullimi i mbeturinave sërish është përfshirë nga flakët, ndërkohë që forcat zjarrfikëse janë duke shkuar në vend për t’i lokalizuar dhe shuar flakët.
Ka dyshime se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.
Pritet që paralelisht me operacionin e shuarjes së flakëve të nis edhe ai i hetimit të rrethanave dhe autorëve, nëse është akt i qëllimshëm, apo ka pasur reaksion kimiko-biologjik me vetëndezjeje.
Problemi i djegies së mbeturinave në fushën e mbetjeve është kthyer në shqetësim për qytetarët, teksa këtë vit është e disata herë që kjo dukuri ndodh dhe ka pasoja të rrezikshme shëndetësore.
Zjarri i fundit në këtë zonë ra më 22 Nëntor dhe zgjati për gati dy ditë me radhë, duke shkaktuar edhe ndotje nëpër zonën përreth, e deri në qytet.
Po ndodh...
ide
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

