Hitaj: Rama e ka pikasur identikitin e kandidatit të Tiranës

Gazetari Arbër Hitaj, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se kryemnistri Edi Rama e ka të qartë identikitin e kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës.
“Jo më kot, zoti Rama propozoi zonjën Manastirliu si kryebashkiake. E dha identikitin e kandidatit për Tiranën. Një figurë e qetë, normale politikisht, pa protagonizëm mediatik. Rama e ka pikasur identikitin se si duhet të jetë. Duhet thënë që nuk mund të jetë një kryetar bashkie që nuk funksionon mirë me kryeministrin. Duke njohur temperamentin e zotit Braçe dhe zotit Rama, nuk kanë pasur një raport linear. Braçe ka qenë kreu i grupit parlamentar, Rama e largoi; disa kohë e ka mbajtur shumë afër, e largoi; e hoqi nga Berati, zoti Braçe qau. U prek sepse ishte shumë i lidhur me Beratin”, tha Hitaj.
“Mendoj se një kryeministër nuk do ia lejojë vetes të ketë një kryebashkiak që nuk e ka në kontroll. Fakti që Braçe është i pamenaxhueshëm 100% nga Rama, kjo është në disfavor për zotin Braçe. Kryetarët e Bashkisë Tiranë (Rama, Basha dhe Veliaj) kanë qenë “trashëgimtarët me bekim”. Ky është minusi që ka zoti Braçe, por ka pluse që është një socialist i pastër, i flet edhe elektoratit gri. Është kritik me ministrat dhe është një zë që ka një rritje që nuk ia ka shumë për borxh kreut të partisë”, shtoi Hitaj
Po ndodh...
ide
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128