Tifozët e Liverpool fitojnë betejën, klubi ‘ngrin’ rritjen e çmimeve të biletave

7 Maj 2026, 14:30 / SPORT ALFA PRESS

Tifozët e Liverpool fitojnë betejën, klubi ‘ngrin’

Liverpool bën prapakthehu; pas javësh të tëra proteste dhe tratativave me grupimet e tifozëve, klubi nga Anfield vendosi të braktisë planin 3-vjeçar për të rritur çmimet e biletave, duke bërë të ditur arritjen e një kompromisi; shtrenjtimin me 3% të biletave për shkak të inflacionit për sezonin 2026/27 e pasuar nga një ngrirje totale e këtij procesi për sezonin pasardhës 2027/28.

Sipas tabloidit britanik ‘Daily Mail’, ky ndryshim total erdhi edhe pas asaj që u pa në ndeshjen e fundit që Liverpool zhvilloi në Anfield kur i gjithë impianti u bë i gjithi i verdhë; mijëra tifozë shfaqën ‘kartonin e verdhë’ për pronarët e klubit,  Fenëay Sports Group, me mbishkrimin ‘Kujdes, shpirti i Anfield është në rrezik’ ndërkohë që nuk munguan as koret kundër drejtuesve të klubit.

Në një komunikatë zyrtare, Liverpool konfirmoi arritjen e marrëveshjes me Këshillin e tifozëve duke saktësuar se rritja prej 3% do të ketë të bëjë vetëm me biletat e përgjithshme të hyrjes dhe se nuk është parashikuar asnjë rritje çmimi për sezonin pasardhës. Grupimi ‘Spirit of Shankly’ që ishte ndër më aktivët në këtë protestë, kishte nisur të mendonte për format e reja të presionit, mes të cilave edhe hipoteza e lënies bosh të stadiumit në fillimin e ndeshjes të së shtunës ndaj Chelsea, paralelisht me fushatën “no pound in the ground”, me anë të së cilës ftoheshin tifozët të mos shpenzonin asgjë në bizneset e stadiumut.

‘Mirëpresim vendimin e klubit për të mos vijuar me planin 3 vjeçar që kishin bërë të ditur më parë-deklaroi grupimi ‘Spirit of Shankly’ që nënvizoi sesi protestat sollën një rezultat konkret. Grupimi kërkoi gjithashtu që Liverpool të eksplorojë metoda alternative për të gjeneruar të ardhura në vend që t’ua ngarkojë kostove tifozëve, një premtim që klubi e ka bërë publikisht.

 

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova