Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, Skënder Hita: Është bllokuar ushqimi, por aktiviteti i subjektit vazhdon

Drejtori i Përgjithsëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka dhënë detaje në lidhje me helmimin e 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, si pasojë e konsumimit të ushqimit të servirur nga kompania Sori-Ai.
Në konferencë për mediat, Hita u shpreh se për këtë rast janë arrestuar dy persona, ndërsa në kërkim është shpallur administratorja e kompanisë Sori-Al, Alma Tafani.
Po ashtu, drejtori Hita deklaroi se është bllokuar ushqimi, por aktiviteti I subjektit vazhdon dhe se institucioni edhe sot do të furnizohet me ushqim.
“U arrestuan dy prej personave përgjegjës të kompanisë, është shpallur edhe në kërkim administratorja e firmes. Në bashkëpunim me AKU është bllokuar ushqimi, vazhdon gjurmushmëria e të gjitha produkteve, por aktiviteti I subjetit nuk është ndërprere. Vazhdojnë hetimet për të kryer ekzaminimet për të zbardhur të vërtetën”, tha Hita.
Edhe sot kemi vazhduar me të njëjtën kompani. Është bllokuar sasi e ushqimit që është përdorur. Kompania vazhdon edhe sot me ushqimin. I ngelet hetimit si do vazhdohet me kontratat me këtë kompani.”
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128