Roshi pafat në Turqi, dëmtim në momentin më të mirë
7 Mars 2025, 16:45 / SPORT

Odise Roshi po zhvillon një sezon shumë të mirë në ligën e dytë turke. “Raketa” kuqezi që pak muaj më parë i dha lamtumirë ekipit kombëtar, është pjesë e Erzurumporit, ekip që pretendon të ngjitet në Superligë.
Por, ndeshja e djeshme e cila ishte një disfatë në shtëpi, nuk e ndihmon skuadrën e fierakut. Roshi nuk u grumbullua në këtë takim për shkak se kundër Bolusporit pak ditë më parë, u dëmtua dhe për të mos rrezikuar, stafi mjekësor e sugjeroi që të rrinte pushim.
33-vjeçari ka luajtur 25 ndeshje deri tani dhe si një mesfushor krahu, ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 4 asiste. Roshi është në kontratë deri në fund të sezonit me klubin turk dhe më pas nuk përjashtohet një rikthim në Shqipëri.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Nga Gjergji Nika
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

