Të enjten do të promovonte katër libra të rinj, ndërron jetë papritur poetja dhe prozatorja Natasha Spahiu

6 Prill 2026, 15:16 / AKTUALITET ALFA PRESS
Të enjten do të promovonte katër libra të rinj, ndërron

Studiuesja, poetja dhe prozatorja e njohur Natasha Spahiu Lushaj ka ndërruar jetë papritur, dje më 5 Prill. Lajmin e trishtë e ka konfirmuar familja dhe miqtë e shumtë të Natashës, të cilët prisnin që ditën e enjte ajo të promovonte katër libra të rinj.

"Me hidhërim të thellë ju njoftojmë se sot ndërroi jetë Natasha A. Spahiu Lushaj, bashkëshortja dhe nëna jonë e dashur. Varrimi do të bëhet nesër, 6 prill, ora 11:30, në Varrezat e Sharrës. Dreka bëhet te restorant "Dollia 2", pranë shtëpisë funerale "Univers", në rrugën "Bardhyl".

Pritja për miqtë dhe shokët do të mbahet në shtëpinë funerale "Univers" në rrugën "Bardhyl" duke nisur nga sot, prej orës 17:00 dhe ditën e martë, 7 prill, në oraret 08:00 - 12:00 dhe 14:00 - 20:00", thuhet në njoftimin e djeshëm, ndarë nga bashkëshorti dhe fëmijët.

Gjithashtu, për lajmin e trishtë dhe ikjen e papritur të Natasha Spahiu Lushaj ka reaguar edhe studiuesi Agron Tufa, i cili thotë se poetja do të kujtohet përmes veprave të saj.

"Çfarë pikëllimi! Është shuar papritur dje Natasha A. Spahiu (Lushaj), studiuese, poete e prozatore. Zoti e pastë pranuar afër vetes dhe ngushëllime familjes! Prisnim të promovonim 4 librat e saj të botuar vitin e kaluar... Dheu i lehtë e dashur! E paharruar mbetesh në zemrat tona që të deshën e të çmuam!

Josif Brodskij thotë në një varg: "Nga i gjithë njeriu ju mbetet një pjesë ligjërate..." Një pjesë e kësaj ligjërate të Natashës mbetet në raftet e Bibliotekës sonë. Përmes saj do t'a kujtojmë", shkruan studiuesi Agron Tufa.

Ndërkohë, në ditët e fundit të muajit Mars, familja njoftoi se për shkak "të gjendjes së vështirë shëndetësore", promovimi i katër librave të rinj të Natasha Spahiu Lushaj, programuar për më datë 9 Prill, do të shtyhej. Fatkeqësisht, poetja ka ndërruar jetë dje.

"Të dashur miq të Natashës, jam Besa, vajza e saj e madhe. Mami është duke kaluar një gjendje të vështirë shëndetësore, ndaj ju shkruaj për t'ju azhornuar se takimi promovues do të shtyhet deri në një moment të dytë, kur të na lejojë situata", ishte njoftimi i një jave më parë.

Po ndodh...

ide