PSG fiton Champions League, triumfon 4-3 me penallti ndaj Arsenalit

30 Maj 2026, 21:02 / SPORT ALFA PRESS

PSG fiton Champions League, triumfon 4-3 me penallti ndaj Arsenalit

Paris Saint-Germain është kampion i Europës. Pas një finaleje spektakolare dhe plot emocione në “Puskas Arena”, skuadra franceze mposhti Arsenal me rezultatin 4-3 pas goditjeve të penalltive, duke ngritur trofeun e UEFA Champions League.

Koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim 1-1. Arsenali kaloi i pari në avantazh në minutën e 6-të me Kai Havertz, i cili shtangu PSG-në me një goditje të saktë me të majtën. Francezët reaguan në pjesën e dytë dhe gjetën golin e barazimit në minutën e 65-të me Ousmane Dembele, duke rikthyer ekuilibrin në finalen e madhe.

As 30 minutat shtesë nuk prodhuan fitues, me të dyja skuadrat që luftuan deri në fund, por pa arritur të gjejnë golin vendimtar. Fati i trofeut u vendos nga pika e bardhë, aty ku PSG u tregua më e saktë dhe më e qetë në momentet vendimtare.

Në fund, parisienët fituan 4-3 në serinë e penalltive dhe festuan një tjetër sukses historik europian, ndërsa Arsenali mbeti vetëm një hap larg trofeut të parë në Champions League.

Një finale dramatike në Budapest, e vendosur vetëm pas “ruletës” së penalltive, me PSG-në që shkruan sërish historinë në futbollin europian.

Po ndodh...

ide