Berisha zgjeron rrethin e armiqve: Kushdo që ndjek Salianjin, i mbyll hesapet me PD-në
Kreu i PDi Sali Berisha, gjatë një deklarate për mediat pas mbylljes së punimeve të Kuvendit Kombëtar u përgjigj lidhur me tubimin e së premtes të zhvilluar në Tiranë nga Ervin Salianji.
Siç u shpreh kreu i PD-së, pjesëmarrësit ishin vetëm individë të ndarë prej kohësh nga kjo parti ose njerëz që në të vërtetë nuk kanë qenë kurrë pjesë e saj.
Berisha theksoi se nuk bëhet fjalë thjesht për kritikë, pasi brenda PD-së ka të shumta, por për njerëz që ndërmarrin veprime konkrete.
“Asnjë demokrat nuk kishte aty ç’është e vërteta. Ata që ishin dhe ata që folën janë prej kohësh të ndarë nga Partia Demokratike ose nuk kanë qenë kurrë në PD. Cilido që ndjek Salianjin, i mbyll hesapet me PD-në. Ata nuk janë kritikë të PD-së. Kritikë ka sa të duash në gjirin e partisë, por ata kanë veprime konkrete”,-tha Berisha.
Po ndodh...
Kuvendi i "Ripërtëritjes"...për të mos lëshuar të shkuarën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128