Te Vllaznia presin nder nga ai, Ilir Daja kthehet te Dinamo

30 Maj 2026, 16:35 / SPORT ALFA PRESS

Te Vllaznia presin nder nga ai, Ilir Daja kthehet te Dinamo

Dinamo do të luajë nesër ndeshjen e fundit për këtë sezon futbollistik në Superiore, para se të nisë përgatitjet për ndeshjet e Europës. Blutë e kryeqytetit kanë pasur një sezon me shumë oshilacione, ku veç rezultateve zhgënjyese që kanë qenë të shumta, Dinamo shpesh herë është ndëshkuar.

Deri në një pikë të sezonit, blutë ishin skuadra me më shumë kartonë të kuq jo vetëm nga lojtarët por edhe nga stafi teknik dhe së fundmi, ishte trajneri Daja ai që u bë protagonist me të kuqin në finalen e Kupës ndaj Egnatias.

Trajneri i bluve pati tension me kryesorin Jorgji në fund të ndeshjes dhe u dënua më pas nga Disiplina me 4 ndeshje, por duke e përgjysmuar dënimin në vetëm 2. Kështu, ndaj Egnatias trajneri Daja do të rikthehet në stol për herë të fundit për këtë sezon në kampionat, ku do të synojë që të mbyllë në mënyrën më të mirë kampionatin me të besuarit e tij.

Po ndodh...

ide