Parma 'tërbon' Lazion, e mposht 3-1! Kryeqytetasit humbasin pas pesë ndeshjeve

1 Dhjetor 2024, 17:14 / SPORT ALFA PRESS

Parma 'tërbon' Lazion, e mposht 3-1! Kryeqytetasit humbasin pas

Në "Tardini" Parma mposhti 3-1 Lazion dhe bën që kryeqytetasit të pësojnë disfatë pas pesë fitoreve radhazi. Edhe pse Lazio shënoi me Rovellan pas dy minutave, goli u anullua për pozicion jashtë loje.

Ishte Man në minutën e gjashtë që kaloi në epërsi Parmën, teksa golin e dytë e shënoi Mohamed në minutën e 53.

Goli i Castellanos në të 81 minutë shërbeu sa për statistika te Lazio, që mbetet në kuotën e 28 pikëve. Parma gjeti edhe të tretin me Del Ptaro në fund dhe me 15 pikë ngjitet në pozitën e 11-të.

 

Po ndodh...

ide