Operohet Mourinho, trajneri portugez: Gati të kthehem në stërvitje

Trajneri i Fenerbahces, Jose Mourinho i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale të suksesshme në fshikëzën e tëmthit.
Gjithçka është krye në vendlindjen e tij, Portugali, me klubin turk që ka konfirmuar se gjithçka ka shkuar sipas parashikimeve.
Fenerbahce i ka uruar shërim të shpejtë trajnerit, ndërsa më vonë ka reaguar edhe Mourinho duke thënë se është gati për t’u rikthyer në stërvitje.
“Ndërhyrja ime ishte e lehtë, ishte një operacion i vogël. Do të kthehem në stërvitje sapo kur të kthehem nga pushimet, si gjithmonë. Nuk kam humbur asnjë seancë prej 25 vitesh dhe nuk kam ndërmend ta bëj tani”, ka thënë portugezi.
Mourinho synon të fitojë titullin kampion me Fenerbahcen në Turqi, por ka hasur në rivalitetin e madh të Galatasaray, me këta të fundit që kryesojnë me tetë pikë më shumë pas javës së 16-të.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

