Ndizet merkato/ Bajerni refuzon Mançester Sitin dhe Real Madridin për yllin e tyre

Reali si dhe Siti thuhet se kanë në listën e tyre për merkaton e verës një lojtar kyç të Bajernit. Megjithatë, një transferim i tillë duket se mbetet vetëm dëshirë. Me paraqitjet e tij fantastike me fanellën e Bajernit, Aleksandar Pavloviç ka rritur vlerën e tij në treg këtë sezon.
Real Madridi dhe Mançester Siti raportohet se janë të gatshëm të bëjnë lëvizje të menjëhershme përpara se 21 vjeçari të bëhet i papërballueshëm. Megjithatë, dy gjigantët e futbollit nuk kanë më një shans real për ta transferuar mesfushorin. Sipas gazetarit gjerman Kristian Falk, një largim është jashtë diskutimit për Pavloviç. “Ai e do këtë klub dhe nuk mendoj se do të largohej, sidomos tani që Bajerni po ecën kaq mirë.” u shpreh ai. Pavarësisht interesimit nga klubet, Bajerni ka të gjitha kartat në dorë për Pavloviç.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128