Kriza politike në Francë, Macron riemëron Sebastien Lecornu si Kryeministër

Pas një jave politike të trazuar, emri i kryeministrit të ri të Francës u bë i ditur mbrëmjen e së premtes, dhe ai është Sébastien Lecornu, i cili ishte dorëhequr vetëm në fillim të javës, pas një mandati prej vetëm 27 ditësh.
Sipas njoftimit nga Pallati i Elizeut, presidenti Emmanuel Macron i besoi sërish Lecornut formimin e qeverisë së re.
“Pranoj, nga detyra ime, misionin që më ka dhënë Presidenti i Republikës për të bërë gjithçka që është e mundur për të siguruar një buxhet për Francën deri në fund të vitit dhe për t’iu përgjigjur sfidave të përditshme të qytetarëve tanë,” shkroi Lecornu në llogarinë e tij në X.
Më parë, Emmanuel Macron kishte ftuar udhëheqësit e partive dhe grupeve parlamentare në një takim në Pallatin Elize, përveç LFI dhe RN, pasi sipas burimeve presidenciale, këto parti “synojnë shpërbërjen e Asamblesë Kombëtare”.
Kjo u quajt “gënjeshtër” nga Matilda Panot, kryetare e deputetëve të “Francës së Pavarur” (LFI), e cila deklaroi se qëllimi i tyre është rrëzimi i presidentit, jo shpërbërja e parlamentit. Jean-Luc Mélenchon, themeluesi i LFI, shtoi se “duhet të mbahen zgjedhje presidenciale”.
Nga ana tjetër, Marine Le Pen kritikoi Macronin gjatë një vizite në Le Man, duke theksuar se “nuk mund të bëjë sikur RN nuk ekziston”, gjatë një takimi në një stacion zjarrfikësish.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
