“Kosova filloi të bëjë rolin e viktimës”, lojtari i Rumanisë për përplasjen me Rrahmanin: Nuk më tha asgjë, erdhi drejt meje dhe…
21 Nëntor 2024, 18:47 / SPORT

Rumania fitoi 3-0 në tavolinë ndeshjen ndaj Kosovës, vendim ky i marrë nga UEFA. Në një intervistë të dhënë së fundmi, sulmuesi i rumunëve, Denis Alibec ka treguar këndvështrimin e tij për skandalin e ndërprerjes së ndeshjes, ndërsa foli edhe për përplasjen me Rrahmanin.
“Po mendoj për ndeshjet e mia të ardhshme. Jam i zhgënyer me çfarë ndodhi në fushë. Nuk i jam kundërpërgjigjur futbollistit të Kosovës.
Erdhën tek ne , e panë që nuk fitonin dot dhe çfarë bënë? Filluan metodën e preferuar me ofendime raciste dhe me grindje. Këtë gjë aplikojnë gjithnjë.
Rrahmani nuk më tha ndonjë gjë konkrete, thjesht më kapi me duart. Sa mbaruam ndeshjen e dija që do të fitonim nga UEFA. Jam i lumtur.”, – tha ai.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

