Joe Hart njofton tërheqjen nga futbolli

Portieri i mirënjohur anglez, Joe Hart ka vendosur të varë dorëzat në gozhdë në moshën 37-vjeçare. Gardiani që aktualisht është pjesë e skocezëve të Celtic, ka njoftuar klubin se do të tërhiqet nga futbolli i luajtur në fund të sezonit.
Hart u rrit te Shrewsbury Town, ku edhe debutoi në futbollin profesionist, para se të transferohej te Manchester City, ku qëndroi nga 2006 deri në 2018-ën, ku numëron edhe më shumë ndeshje, plot 266 të tilla.
Ardhja e Pep Guardiolës te “Citizens”, solli edhe ‘skualifikimin’ e Joe hart, pasi loja me këmbë nuk ishte një armë e fortë e gardianit anglez dhe për këtë arsye, trajneri katalan vendosi ta largojë nga skuadra.
Prej verës së 2021-shit, Hart u transferua në Skoci, ku u shndërrua në titullar të Celtic dhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm me klubin nga Gllasgou. Joe Hart numëron edhe 75 ndeshje me përfaqësuesen e Anglisë, në periudhën 2008-2017.
Me City-n, Joe fitoi 2 tituj të Premier League (2011–12, 2013–14), një Fa Cup (2010-2011), ndërsa sa i përket çmimeve individualë, Hart u shpall si portieri më i mirë i sezonit në Premier League në katër raste: 2010–11, 2011–12, 2012–13, 2014–15.
-
Santi Mina, një tjetër futbollist që pret të shkojë në burg…
22 Shkurt, 16:10 -
Toni Kroos rikthehet pas tre vitesh te Kombëtarja e Gjermanisë
22 Shkurt, 15:52
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


