Jo vetëm Napoli, një tjetër klubi italian ndjek Zhegrovën
14 Qershor 2025, 16:08 / SPORT

Edon Zhegrova pritet të ndryshojë skuadër në merkaton e verës, duke u larguar nga Lille, aty ku ka pasur shkëlqimin e tij si lojtar.
E ardhmja e sulmuesit të Kosovës, duket gjithnjë dhe më shumë drejt Italisë. Pas Napolit, një tjetër klub i Serisë A është futur në garë për shërbimet e Zhegrovës.
Bëhet fjalë për Atalantën, klub që po ndjek me interes anësorin “dardan”, sipas “Corriere di Bergamo”.
Sezoni i fundit i 26-vjeçarit u shoqërua nga dëmtime të shumta, të cilat ngadalësuan ecurinë pozitive që ai kishte.
Megjithatë në 21 ndeshje të luajtura me Lille-n, Zhegrova ia doli të shënojë tetë gola dhe regjistroi dy asiste.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


