Interi bën gati planin e merkatos për në verë, e ardhmja e Asllanit në dilemë

Tek Interi po punohet intensivisht për ndërtimin e projektit të sezonit të ardhshëm, pavarësisht se skuadra ka siguruar tashmë objektivat kryesorë të sezonit. Drejtuesit e klubit, përfshirë presidentin Beppe Marotta, drejtorin sportiv Piero Ausilio, zëvendësdrejtorin Dario Baccin dhe trajnerin Cristian Chivu, janë mbledhur në selinë e klubit për të diskutuar strategjinë e merkatos dhe organizimin e ri të skuadrës.
Në plan janë disa largime të rëndësishme. Kontratat e Yann Sommer, Francesco Acerbi dhe Matteo Darmian pritet të mos rinovohen, ndërsa situata e Henrikh Mkhitaryan mbetet e hapur mes rinovimit ose largimit. Po ashtu, klubi do të marrë në konsideratë ofertat për lojtarë si Alessandro Bastoni, i cili mbetet pjesë kyçe e projektit, por mund të largohet vetëm për shifra shumë të larta mbi 60 milionë euro.
Një nga temat është edhe e ardhmja e mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani. Ai është një nga lojtarët që pritet të rikthehet në qendër të vëmendjes së stafit teknik për sezonin e ri pasi Besiktas nuk do të aktivizojë të drejtën e blerjes. Edhe pse ka pasur lëvizje të ndryshme në lidhje me rolin e tij, drejtuesit e Interit dhe trajneri Chivu po e vlerësojnë si një profil me potencial për të ardhmen. Megjithatë, nëse do të mbërrijë një ofertë e rëndësishme nga Premier League, klubi nuk përjashton as mundësinë e shitjes.
Në mesfushë dhe repartin ofensiv, Interi po shikon edhe përforcime të reja, ndërsa në sulm nuk priten ndryshime të mëdha, me shumicën e lojtarëve të konfirmuar. Klubi synon të ndërtojë një skuadër më të ekuilibruar, duke kombinuar përvojën me talentin e ri.
Sipas planifikimeve fillestare, Oaktree pritet të vendosë në dispozicion një buxhet minimal prej rreth 50 milionë eurosh, i cili mund të rritet në varësi të shitjeve të lojtarëve dhe mundësive të merkatos. Interi parashikon një verë të ngarkuar, me ndryshime të rëndësishme dhe vendime strategjike për të ardhmen e klubit.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128