Kryeprokurorët e Ballkanit Perëndimor/ Kreu i SPAK Klodian Braho dhe prokurori Vladimir Mara marrin pjesë në Forumin e Sarajevës

19 Maj 2026, 21:28 / AKTUALITET ALFA PRESS
Kryeprokurorët e Ballkanit Perëndimor/ Kreu i SPAK Klodian Braho dhe

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK, Klodjan Braho, dhe drejtuesi i Seksionit Kundër Korrupsionit, Vladimir Mara, kanë marrë pjesë në Forumin e Tretë Konsultativ të Kryeprokurorëve të Ballkanit Perëndimor, të zhvilluar në Sarajevë, Bosnjë-Hercegovinë.

Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit rajonal në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe koordinimi me Eurojust dhe partnerët europianë për hetime ndërkufitare.

Gjatë forumit u prezantua edhe një udhëzues i ri praktik për ekipet e përbashkëta hetimore (JITs), që synon përmirësimin e punës së prokurorëve në rajon.

Po ndodh...