Inter merr lajmin e mirë para Juventusit, rikthehen dy lojtarë

10 Shkurt 2026, 18:24 / SPORT ALFA PRESS

Inter merr lajmin e mirë para Juventusit, rikthehen dy lojtarë

Lajme të mira për Interin. Dy mesfushorët, Barella dhe Calhanoglu, u rikthyen në skuadër disa ditë para ndeshjes kundër Juventusit. Mesfushori turk u lëndua gjatë ndeshjes kundër Napolit, me testet që zbuluan një tërheqje muskulore.

Nga ana tjetër, Barella hodhi pas shpine një dëmtim të pësuar pak para udhëtimit për në Dortmund për sfidën e Champions. Të dy futbollistët do të jenë tani të disponueshëm për ndeshjen e së shtunës në mbrëmje në San Siro.

 

Po ndodh...

ide