“Një grup sulmoi dhe lëndoi punonjësit e policisë”, ministrja Koçiu reagon për protestën e PD
Ministria e Punëve të Brendshme Albana Koçiu në një reagim në rrjetet sociale për protestën e sotme para Kryeministrisë tha se janë sulmuar dhe lënduar punonjësit e Policisë së Shtetit. Koçiu thekson se asnjë agjendë nuk mund ta justifikojë përdorimin e dhunës.
“E drejta për të protestuar, për të disatën herë, u dhunua nga një grup që zgjodhi forcën në vend të fjalës, duke sulmuar, dhunuar e lënduar punonjësit e Policisë së Shteti. Dhuna nuk mund të jetë kurrë një mjet dhe asnjë lloj agjende nuk e justifikon përdorimin e saj. Mirënjohje për çdo punonjës policie që tregoi profesionalizëm dhe maturi përballë çdo provokimi. Policia do të jetë gjithmonë në krye të detyrës për të garantuar të drejtën për të protestuar, si dhe të garantojë sigurinë e çdo qytetari dhe të pronës publike dhe të qytetarëve", shprehet ministrja.
Katër punonjës policie raportohet se janë lënduar përgjatë gjithë protestës së sotme të thirrur nga Partia Demokratike.
Po ndodh...
ide
Kilometri i fundit si ai i parafundit dhe pyetja e Nastradinit
Shqipëria nën kthetrat e korrupsionit!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128