Gjykoi finalen e Botërorit, Marciniak vendos drejtësi në ndeshjen e titullit të Superligës
29 April 2025, 19:40 / SPORT

Superliga e futbollit në Shqipëri është në fazën “Final 4”, teksa u mësuan dy gjysmëfinalet; Egnatia – Partizani dhe Vllaznia – Dinamo.
Më datën 4 dhe 5 do mësohen dy skuadrat finaliste që do diskutojnë trofeun më 12 maj në “Arenën Kombëtare” të Tiranës.
Për finalen në FSHF nuk i kanë besuar drejtësisë vendase, ndërsa arbitri i takimit do jetë i mirënjohuri Szymon Marciniak.
Polaku është ndër arbitrat më të mirë dhe në vitet e fundit i janë besuar finalet më të rëndësishme, përfshi edhe Argjentinë – Francë në Botërorin “Katar 2022”.
Prej 14 vitesh polaku 44-vjeçar mban stemën e FIFA-s dhe drejtoi finalen e Champions League, ku Man. City fitoi trofeun e parë historik në finalen kundër Interit.
Po ndodh...
Nuk mund të jesh engjëll nëse mbron djallin...
Nga Indrit Gjyzeli
ide
Revolucioni si alternativë ndaj tranzicionit pa fund
Nga Gjergj Erebara
“Po kontrolloj rënien!”
Nga Ardi Stefa
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

