Foto lajm/ Momenti kur shefi i policisë goditet me shishe në kokë gjatë ndeshjes Kukësi-Erzeni

Skenat e pahijshme janë rikthyer në futbollin shqiptar, teksa në Kukës Arena, ndeshja mes Kukësit dhe Erzenit u ndërpre pasi tifozët vendas pushtuan fushën e lojës.
Në minutën e 64-të, shijakasit arritën që të shënonin golin e përmbysjes me anë të Zekës, duke i dërguar shifrat në 1-2 në favorin e Erzenit.
Ky moment irritoi disa tifozë të Kukësit që u futën në fushën e lojës. Njëri prej shefave të policisë u qëllua me shishe në kokë nga tifozët.
Gjyqtari Yzeiraj tërhoqi skuadrat në dhomat e zhveshjes. Një episode i paprecedentë, për mënyrën se si shkuan gjërat.
Pas mbledhjes së organizuar, delegati i ndeshjes vendosi që stadium Kukës Arena të zbrazej në pjesët pas portave, në mënyrë që loja të rifillonte. Pas rreth gjysmë ore, loja rinisi sërish në të 65-tën minutë.
Një episod që njollos futbollin shqiptar, pasi Kukësi pritet që të bëhet subjekt i Komisionit të Disiplinës, me tifozët e Kukësit që me shumë gjasa do mund të rikthehen në shkallët e stadiumit vetëm në fundin e sezonit, gjithnjë nëse Disiplina nuk vepron me dorë të hekurt.
Pas rinisjes së lojës, Kukësi u përpoq që të merrte diçka por nuk ia doli që të shënonte, dhe Erzeni fitoi 2-1 falë golave të Kahrimoviç dhe Zekës, ndërkohë që verilindorët regjistrojnë humbjen e shtatë radhazi duke mbetur në vendin e fundit me vetëm 19 pikë.
-
-
Skemë kampionësh 25 shkurt
25 Shkurt, 16:17 -
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



