Formacioni i mundshëm/ Sylvinho bën dy ndryshime, si pritet të rreshtohet Shqipëria ndaj Ukrainës

19 Nëntor 2024, 17:22 / SPORT ALFA PRESS

Formacioni i mundshëm/ Sylvinho bën dy ndryshime, si pritet të
Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvillon sonte në orën 20:45 ndeshjen e fundit në Grupin B1 të Ligës së Kombeve.

Në ‘Air Albania’ kuqezinjtë përballen me Ukrainën dhe kërkojnë triumfin përpara 21 mijë zemrave kuqezi në shkallët e stadiumit. Tanët vijnë nga barazimi zhgënjyes 0-0 kundër Çekisë.

Në një grup ku llogaritë janë të hapura për këdo ekip, një sy do jetë edhe në përballjen paralele mes Çekisë (8 pikë) dhe Gjeorgjisë. Të ndodhur në vendin e tretë me pikë të barabarta me Gjeorgjinë (7), Shqipërisë i vlejnë tri pikët.

Nëse tanët sigurojnë fitoren dhe ndeshja tjetër e grupit mbyllet në barazim, Shqipëria do siguronte vendin e parë dhe Ligën A.

Formacioni i mundshëm

Sylvinho ka rigjetur Dakun në majën e sulmit, i cili vjen nga një pezullim për shkak kartonash. Ndërkohë problematike vijon gjendja e Jasir Asanit, i cili u lëndua në sfidën e fundit dhe doli nga loja pas 30 minutave lojë.

Braziliani ka disa dilema në krahët e sulmit, ndërsa duket se do kemi një ekip sulmues për të kërkuar golat e munguar.

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Seferi (Muja), N. Bajrami ( Arbër Hoxha, Muçi), Daku

Po ndodh...

ide