Dëmtohet edhe Zalewski/ Asllani projektohet titullar ndaj Lazios në çerekfinalet e Kupës së Italisë

Interi dhe Lazio luajnë të martën në orën 21:00 për çerekfinalet e Kupës së Italisë.
Sfida e "San Siros" duket se do jetë me probleme për trajnerin Simone Inzaghi, që sheh Zalewskin të dëmtuar për dy javët në vijim për shkaqe muskulore.
Ndërkohë nga ana tjetër pritet që Kristjan Asllani të drejtojë mesin e fushës në vend të Calhanoglu.
Inzaghi duket se do bëjë një rotacion në Kupë për t'i dhënë mundësi lojtarëve që nuk kanë marrë minuta.
Pasi zikaltërit siguruan vendin e parë të Serie A, Inzaghi do lërë pushim thuajse gjithë ekipin, veç Pavard, Dimarcos dhe Mkhitaryan.
Pas paraqitjes së mirë kundër Genoas mes shtyllave do jetë spanjolli Josep Martinez, teksa para tij Pavard, De Vrij dhe Bisseck.
Dimarco dhe Darmian do formojnë krahët e mesit të fushës, për t'i lënë vendin në regji Kristjan Asllanit. Së bashku me të edhe Zielinski dhe Mkhitaryan.
Në sulm pritet një rotacion total me Taremi dhe Arnautovic krah njëri-tjetrit.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Cikli: Punët për Shqipërinë! Çfarë na provoi koha për Air Albania?
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

