Barcelona shkëlqen, katalanasit mposhtin Elchen dhe ruajnë kreun e La Ligës

Barcelona regjistroi një tjetër fitore të rëndësishme në La Liga, duke mposhtur Elche me rezultatin 3-1 në “Estadio Manuel Martínez Valero”.
Skuadra e Hansi Flick konfirmoi formën e shkëlqyer, duke arritur fitoren e 15-të në 16 ndeshjet e fundit zyrtare në të gjitha kompeticionet.
Takimi u zhbllokua që në minutën e 6-të nga Lamine Yamal, i cili vazhdoi paraqitjet e tij të jashtëzakonshme me fanellën blaugrana. Elche reagoi dhe barazoi shifrat me Rodríguez në minutën e 29-të, por Barcelona rifitoi kontrollin e lojës dhe kaloi sërish në avantazh para pushimit falë golit të Ferran Torres.
Në pjesën e dytë, katalanasit menaxhuan mirë ndeshjen dhe vulosën fitoren në minutën e 72-të me golin e Marcus Rashford, duke mbyllur një paraqitje dominuese në transfertë.
Me këtë sukses, Barcelona zgjat serinë pa humbje ndaj Elche në 25 përballjet e fundit direkte dhe mbetet në krye të renditjes së La Liga-s. Nga ana tjetër, Elche qëndron në vendin e 12-të, pavarësisht se kjo ishte vetëm humbja e dytë në 16 ndeshjet e fundit në shtëpi në kampionat.
Në ndeshjen e ardhshme, Barcelona do të presë Real Mallorca, skuadër ku aktivizohet sulmuesi shqiptar Vedat Muriqi.
FT: Elche – Barcelona 1-3
29’ Rodríguez / 6’ Lamine Yamal, 40’ Ferran Torres, 72’ Marcus Rashford
Po ndodh...
Rama dhe Berisha “rrëzohen” nga rasti Dodik
ide
Vetmia e madhe e Perëndimit dhe demokracisë liberale
Paratë e korrupsionit po blejnë kohë politike.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
