Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, Policia greke bastis burgun e Koridhalosit

31 Janar 2026, 22:12 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, Policia

Krimet e fundit të ndodhura brenda ambienteve të izolimit të burgut më famëkeq të Greqisë, Koridhalosit, kanë vënë në lëvizje autoritetet helene.

Pak ditë më parë u vra me një thikë të improvizuar xhami i dënuari përjetë Jani Aliaj, i akuzuar në Shqipëri dhe Greqi për krime të rënda, teksa vuante dënimin e dhënë nga drejtësia.

Më vonë u raportua edhe për tentativën e vrasjes së një tjetër shqiptari, që mbeti i plagosur.

Sot, “Protothema” informon se një operacion në burgjet e Koridhalos u krye në mëngjes nga Drejtoria për Luftimin e Krimit të Organizuar.

“Konkretisht, oficerët e policisë nga Nën-Drejtoria e Narkotikëve, me ndihmën e oficerëve të policisë nga Nën-Drejtoria e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës dhe Nën-Drejtoria e Inteligjencës dhe Veprimeve Speciale të D.A.O.E., si dhe Njësia Speciale Shtypëse Antiterroriste (EKAM) dhe një Qen Policor, kryen kontrolle në 10 qeli, 3 dhoma të Deposë Qendrore të Burgjeve të Koridhalos, si dhe në 31 të burgosur”, informuan autoritetet.

Siç raportohet nga ELAS (Policia e Greqisë), u ngritën padi penale kundër dy të burgosurve të cilët u kapën me telefona celularë, por nuk u bënë me dije kombësitë e tyre.

Në total, gjatë hetimeve, u gjetën dhe sekuestruan:

– 2 pako najloni me kanabis të përpunuar (çokollatë) me një peshë totale bruto prej 2.75 gramësh,

– 4 telefona celularë, kartë SIM, karikues të bardhë dhe kabllo karikimi.

 

Po ndodh...

ide