
Ançeloti i jep mesazhin e qartë Mbapesë: Viniciusi luan në qendër, por nuk i ndërroj pozicionin lojtarit që bën diferencën

Kilian Mbape nuk po arrin të përshtatet me skemën e përdorur nga Karlo Ançeloti. Futbollisti francez është zhvendosur nga pozicioni i tij natyral si sulmes i krahut të majtë, në qendërsulmues. Ançeloti është pyetur në konferencën e sotme për shtyp përse nuk kryen një rrokadë mes Mbapesë dhe Vinicuesit.
Përgjigja e tij ka qenë një mesazh i qartë për ish-lojtarin e PSG-së, teksa ka thënë se nuk ka ndër mend që t’i ndërrojë pozicionin futbollistit më të mirë të momentit te Reali i Madridit, Viniciusit.
“Viniciusi mund të luajë si në krahë, ashtu edhe në qendër. Por nuk do t’i ndërroj pozicionin lojtarit që bën diferencën. Mbapeja i ka karakteristikat për të luajtur në qendër. Problemi jonë nuk është në sulm, por është më tepër në mbrojtje”, ka deklaruar Karlo Ançeloti.
-
Konkurrent i “Përputhen” është babai biologjik i 20 fëmijëve
8 Nëntor, 22:05 -
Kulla e kafkave: Monumenti i tmerrshëm i rebelëve serbë
8 Nëntor, 22:02 -
-

Tokë e xanun? Po por nga Edi!
ide

Gjirokastra, qyteti që pret turistin si Krishtin, dhe e trajton si sheik

Ramështeti dhe Opozitëpengu!

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128