100 ditë nga starti, Kupa e Botës në rrezik? Ja 6 arsyet

5 Mars 2026, 11:18 / SPORT ALFA PRESS

100 ditë nga starti, Kupa e Botës në rrezik? Ja 6 arsyet

Kanë mbetur rreth 100 ditë nga fillimi i Kupës së Botës 2026, turneu i 23-të në histori që do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë. Me 48 skuadra, 104 ndeshje dhe 16 stadiume, ky do të jetë Botërori i parë i shpërndarë në tri vende. Megjithatë, tensionet ndërkombëtare dhe situata politike po hedhin hije dyshimi mbi zhvillimin normal të turneut. Mediat ndërkombëtare duke pare edhe klimën aspak të qetë politikisht, rendisin 6 arsye hipotetike që mund të pengojnë zhvillimin e eventit më të madh futbollistik në planet:

Pasiguria për Iranin.

Pjesëmarrja e Iranit është në pikëpyetje për shkak të tensioneve ushtarake dhe sulmeve ndaj vendit. Vetë drejtuesit e futbollit iranian kanë pranuar se është e vështirë të shikohet me siguri drejt Botërorit, ndërsa vendimi përfundimtar mbetet në dorë të organizmave sportivë.

Rreziku i bojkotit nga vendet skandinave.
Politikat e ashpra të emigracionit në SHBA mund të pengojnë shumë tifozë të udhëtojnë drejt stadiumeve. Për këtë arsye, Suedia dhe Danimarka po shqyrtojë mundësinë e një bojkoti si formë proteste.
Debati në Gjermani.

Edhe në Gjermani është hapur diskutimi për një bojkot të mundshëm, si reagim ndaj tensioneve ekonomike dhe politikave të tarifave. Disa drejtues të futbollit gjerman mendojnë se sporti nuk mund të qëndrojë më i ndarë nga realiteti politik.
Çështja e Groenlandës.

Tensionet politike rreth Groenlandës, territor autonom i Danimarkës, kanë shtuar klimën e pasigurisë mes SHBA-së dhe vendeve nordike, duke ndikuar edhe në debatin sportiv.
Tensionet mes vendeve organizatore.

Marrëdhëniet e ndërlikuara politike dhe ekonomike mes SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës mund të krijojnë vështirësi organizative për zhvillimin e ndeshjeve të planifikuara në këto vende.
Rreziku i terrorizmit.

Për shkak të krizave ndërkombëtare dhe situatës së tensionuar globale, autoritetet amerikane kanë rritur nivelin e alarmit për sigurinë gjatë turneut, ndërsa vendet evropiane kërkojnë garanci për mbrojtjen e tifozëve.

Në këtë klimë të tensionuar, Botërori 2026 pritet të jetë jo vetëm një ngjarje sportive globale, por edhe një provë e madhe organizative dhe politike për vendet pritëse dhe për vetë futbollin ndërkombëtar. Megjithatë pavarësisht dyshimeve, deri më tani FIFA ka dhënë ok, duke siguruar pjesëmarrësist se Kupa e Botës do të zhvillohet në siguri të plotë

Po ndodh...