Grabitja e exchange te ‘5 Maji’, policia jep detajet: Hajduti në arrati, ja si ndodhi ngjarja

5 Mars 2026, 10:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

Grabitja e exchange te ‘5 Maji’, policia jep detajet: Hajduti

Policia e Tiranës ka dhënë detaje rreth grabitjes së një pike të këmbimit valutor në një qendër tregtare në zonën e 5 Majit.

Sipas policisë, autori pas grabitjes u arratis.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 09:10, në rrugën “5 Maji”, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri (pistoletë), ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore përreth.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe po vijojnë kontrollet me qëllim kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

 

Po ndodh...