Për herë të parë në BBVIP Albania, hyn një banor i verbër

23 Dhjetor 2025, 23:10 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Për herë të parë në BBVIP Albania, hyn një banor i

Për herë të parë në historinë e Big Brother VIP Albania, në shtëpinë më të ndjekur në vend hyn një banor i verbër. Stenaldo Mëhillli është bërë pjesë e edicionit të pestë të reality show-t, duke shënuar një moment të rëndësishëm për përfshirjen dhe përfaqësimin në televizionin shqiptar.

Pjesëmarrja e tij pritet të sjellë një perspektivë ndryshe në dinamikën e lojës, si dhe të hapë një debat më të gjerë mbi realitetet e personave me dëmtim të shikimit, shpesh të lëna në hije në hapësirën mediatike.

Stenaldo Mëhillli ka qenë pjesë e Top Albania Radio dhe është njohur më herët për pjesëmarrjen e tij në konkurse muzikore si The Voice of Albania 4 dhe në edicionin e fundit të Top Fest me këngën “Flas me Diellin”.

Një periudhë e jetës së tij ka qenë e lidhur me Gjermaninë, ku ka punuar dhe ka ndërtuar një pavarësi të plotë personale. Ai tregon se ka mësuar të gatuajë, të orientohet në qytet dhe të përballet i vetëm me sfidat e përditshme, edhe pse jo pa vështirësi dhe rreziqe. Rikthimi në Shqipëri ka ardhur për shkak të pamundësisë së nënës së tij për t’u përshtatur me jetën jashtë vendit.

Big Brother VIP ka qenë një ëndërr e kahershme për të. Sipas Mëhilllit, kjo eksperiencë përfaqëson një sfidë personale dhe profesionale që mund t’i japë një drejtim të ri jetës së tij.

“Hyj në Big Brother për të qenë i barabartë me të tjerët. Big Brother është mali më i lartë që unë ngjis në rrugëtimin tim jetësor,” është shprehur ai.

Stenaldo thekson se nuk dëshiron trajtim të veçantë dhe se nuk do të viktimizohet gjatë lojës. Ai nuk e sheh veten si përfaqësues formal të komunitetit të personave me dëmtim të shikimit, por synon të jetë një shembull pozitiv, duke kontribuar përmes përditshmërisë dhe arritjeve personale në thyerjen e paragjykimeve sociale.

Po ndodh...

ide