Nisin bisedimet SHBA-Ukrainë për paqen mes Kievit dhe Moskës! Delegacioni amerikan do të takohet edhe me përfaqësuesit nga Rusia, ja çfarë pritet të diskutohet
23 Mars 2025, 20:12 / BOTA

Bisedimet mes ukrainasve dhe amerikanëve kanë nisur sot në Riad të Arabisë Saudite, njofton ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem Umerov, në prag të takimit që SHBA do të mbajë nesër me Rusinë në Arabinë Saudite.
“Kemi filluar takimin me ekipin amerikan në Riad”, ka shkruar në Facebook Umerov, i cili kryeson delegacionin që udhëtoi nga Kievi për zhvillimin e bisedimeve të shumëpritura.
“Axhenda përfshin propozimin për mbrojtjen e infrastrukturës energjitike dhe objekteve tjera kritike”, sqaroi ai.
“Ne po zbatojmë direktivën e Presidentit të Ukrainës për të afruar një paqe të drejtë dhe për të forcuar sigurinë”, tha kreu i delegacionit ukrainas në postimin e tij.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


