Kunguj të skuqur me salcë speciale me kos

15 Qershor 2024, 08:08 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Kunguj të skuqur me salcë speciale me kos
Përbërësit:

4 kunguj jeshil
1/2 gotë niseshte
1/2 gotë miell
Kripë, piper i zi
Piper i kuq
Vaj për skuqje
1 gotë kos i trashë
1 lgj majonezë
1 limon
Majdanoz

Përgatitja:

Presim kungujt në disqe, bashkojmë miellin dhe niseshten bashkë me erëzat. I kalojmë fetat e kungujve në përzierjen dhe i skuqim në vaj. I shoqërojmë me salcë të përgatitur me kos të trashë, majonezë, lëng limoni dhe pak majdanoz të grirë imët.

 

Po ndodh...