Zvarritja e çështjes “Balluku”, Berisha: Gjyqtarët e Kushtetueses janë pa karakter dhe pa dinjitet

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ka kursyer kritikat ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke i akuzuar për mungesë karakteri dhe dinjiteti, pas zhvillimeve lidhur me çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku për të cilën nuk ka ende një vendim sa i përket pezullimit të saj nga detyra nga GJKKO.
Berisha u shpreh gjatë takimit me demokratët në Degën 1 dhe 3 në Tiranë, se gjyqtarët e Kushtetueses trajtojnë vetën si larva, pranojnë çdo lloj poshtërimi dhe vetëposhtërimi dhe janë pa karakter, pa dinjitet, pa shtyllë kurrizore.
Ai shtoi se kjo sjellje është rezultat i frikës dhe tmerrit ndaj, siç e quajti ai, “diktatit të Edi Ramës”.
Berisha: “A ka turp më të madh se ata gjykatës që dihet të jetë gjykatësit më epror tanët, të shqiptarëve, të vendit, të shteti, që trajtojnë vetën si larva, pa karakter, pa dinjitet, pa shtyllë kurrizore, pa asgjë.
Mos harroni, se ata janë gjykatësit që vendosin për të drejtën tonë. Ata vendosin, pranojnë çdo lloj poshtërimi dhe vetëposhtërimi. Pse? Nuk besoj se ata do të donin të poshtërohen, por ata kanë degraduar në shkallë nga frika dhe tmerri që kanë nga diktati i Edi Ramës.
Pra, ky është shembulli më i fundit. Se mund të marrim me dhjetëra shembuj, nuk ka, nuk ekziston në literaturë, realitet.”
Po ndodh...
ide
Ata nuk penguan Bashën, por rotacionin politik
Për palo-reformat, pushteti dhe opozita
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128